Republika e Kosoves

Pejë

Shpërndarja e lëndëve drusore për 200 familje skamnore

2024/01/24 - 1:08

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka filluar me shpërndarjen e lëndëve drusore për 200 familje skamnore, të cilat do të ndihmohen me nga 2 metra drunjë.

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, znj.Albulena Mujaj – Bajraktaraj e përcolli nga afër procesin e shpërndarjes së drunjve dhe theksoi s’e me vendim të Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri sot ka filluar shpërndarja e drunjve për ngrohje për 200 familje skamnore, të cilave sadopak do t’ju dalim në ndihmë në këto ditë të ftohta.