Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)

2024/03/18 - 2:36

Është mbajtur takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në këtë takim janë shqyrtuar rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK, në bazë të rendit të ditës:
1.Shqyrtimi dhe rekomandimi i Procesverbalit të KPF-së të datës 17.02.2024.
2.Shqyrtimi dhe rekomandimi i Raportit mbi Pasqyrat Financiare të Komunës së Pejës për vitin 2023.
3.Shqyrtimi dhe rekomandimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak dhe plani për ndarjen e tyre për vitin aktual.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.
Takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) do të mbahet muajin e ardhshëm.