Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i Kryetarit Muhaxheri me Këshillin Publiko – Privat

2024/02/21 - 5:13

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri është takuar me Këshillin Publiko – Privat për Komunën e Pejës.

Në takim është diskutuar rreth Hartës Zonale të Pejës, po ashtu është bërë prezantimi i listës së pronave komunale për dhënie dhe këmbim për vitin 2023, si dhe nevojat e sektorit privat për shfrytëzimin e pronës komunale.

Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e Këshilli Publiko – Privat funksionon si trupë konsultative joformale dhe këshillëdhënëse për mua si Kryetar dhe Ju mund të ndani përvojat tuaja për të lehtësuar konsultimet në mes të kabinetit tim dhe sektorit privat me qëllimin kryesor, që të përmirësojmë kornizën ligjore dhe rregullatore në fushën e të drejtës së pronës për të nxitë investimet në komunën tonë.

Këshilli Publiko – Privat lehtëson dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale, të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumentet strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera, të cilat propozohen nga unë si Kryetar ose nga Ju si sektor privat.