Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës   

2024/04/26 - 3:13

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.

Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 28.03.2024.

2.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënie në diskutim publik i Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2024-
2028.

3.Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetimit të tejkalimit të planit të të hyrave.

4.Shqyrtimi dhe miratimi i bartjes dhe rialokimit të mjeteve buxhetore të pa shpenzuara nga viti 2023 në vitin 2024.

5.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për projektin “Përkrahja e fermerëve/bujqve në zonat rurale me mekanizëm bujqësor”.

6.Shqyrtimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre.

7.Shqyrtimi i raportit mbi funksionimin e këshillave lokale në Komunën e Pejës.

8.Shqyrtimi i informatës tremujore financiare (janar -mars 2024) të Komunës së Pejës.

9.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.

10.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.