Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës​

2022/12/28 - 3:42

Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e rregullt të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj, ku në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:​

1.Shqyrtimi dhe miratimi i  Draft – Vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr.06/2022, të datës 31.01.2022, të  KK. Pejë, mbi themelimini e KKA EKO-SIG, bazuar në vlerësim të ligjshmërisë së Ministrisë së Ekonomisë Nr.020-410/6, të datës 07.03.2022;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i  Draft – Vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr.21/2022, të datës 28.02.2022, të  KK. Pejë, mbi shpalljen e interesit publik, bazuar në vlerësim të ligjshmërisë së MMPHI Nr.1018-2/22, të datës 25.03.2022;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Vendimit për kompensimin e anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës;

4.Shqyrtimi i propozimit për Planin e Integritetit për Komunën e Pejës për vitet 2023-2027;

5.Shqyrtimi i propozimit të Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023;

6.Shqyrtimi i propozimit për publikimin e listës së pronave komunale të Komunës së Pejës, që mund të jepen në shfrytëzim për vitin 2023;

7.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e personave privat z.Fatiq Branko dhe të tjerëve për rregullimin e shtegut të ecjes buzë lumit  “Lumbardhi”, sipas PRRU Qendra – Pejë, si interes publik në Pejë;

8.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e pronarëve privat, z.Zenel Mallaki dhe të tjerëve me qëllim të realizimit të PRRU- Qendra – rregullimi i sheshit;

9.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e pronarit privat, z.Skyfter Shkuliqi me qëllim të realizimit të PRRU – Qendra – rregullimi i sheshit;

10.Shqyrtimi i propozimit për shpalljen e konkursit për Komitetet Konsultative:

1. Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik;

2. Komiteti Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit dhe

3 Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara.

11.Shqyrtimi i propozimit për zgjedhjen e panelit përzgjedhës për Komitetet Konsultative;

12.Informatë mbi Draft – Planin e Prokurimit Publik për vitin 2023;

13.Shqyrtimi i informatës nga Kryetari mbi Planin Vjetor të Punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2023;

14.Raport informativ i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022;

15.Raporte informative të Komisioneve dhe Komiteteve të Kuvendit:

1.Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik;

2.Komiteti Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit;

3.Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të  Kufizuara dhe

4. Komisioni për Zgjedhjen e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës.

16.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës mbi raportin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në datat 20, 21 dhe 22 nëntor të vitit 2022 – Komisioni Lokal për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mira materiale dhe nga ndikimi i fakeqësisë natyrore dhe fatkeqësive të tjera në Komunën e Pejës;

17.Shqyrtimi dhe miratimi i nismës së Kryetarit të Komunës së Pejës për bashkëpunim ndërkombëtar komunal mes Komunës së Pejës dhe Komunës Netanya të shtetit të Izraelit.

Pyetje dhe propozime lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.

Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi, apo nga anëtarët e Kuvendit.