Republika e Kosoves

Pejë

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/03/23 - 11:17

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, për shkak te masave mbrojtëse mbledhja është mbajtur ne sallën kuvendit komunal.

Ne këtë takim u diskutua për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19 dhe disa çështje të ndryshme. U diskutua për mundësin dhe formën ligjore te mbajtjes se një seance te jashtëzakonshme te Kuvendit te Komunës për votimin e ndarjes se fondit emergjent apo 5% te kodit për investime kapitale ne kodin për emergjenca, si masë preventive për menaxhimin e kësaj situate.

 

Kryetari apeloj ne respektimin e rregulloreve dhe vendimeve nga niveli qendror si dhe kërkojë gatishmëri nga drejtorit përgjegjëse ne menaxhimin e situatës si me personelin ashtu edhe me qytetaret. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet sipas nevojës dhe situatës.