Republika e Kosoves

Pejë

U mbajt takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr. 03/2020

2020/06/18 - 3:24

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e tretë për këtë vit.

Takimin e hapi Koordinatori i deritanishëm i KKSB-së, z.Engelbert Zefaj, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.

Kjo mbledhje i dedikohet çështjeve specifike siç janë: infrastruktura për personat me nevoja të veçanta, infrastrukturës për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe problemeve me ndotjen akustike.

Janë shqyrtuar rastet, që personat me aftësi të kufizuara nuk kanë mundësi të kenë qasje në mjediset jetike për ta, rastet kur qytetarët nuk janë të sigurtë gjatë lëvizjes së tyre për nevojat e tyre jetike dhe për rastet kur familjet nuk kanë rehati dhe qetësi për shkak të zhurmës, që krijohet nga organizimet festive dhe argëtuese.

Kryetari Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoj se ne si Komunë​ kemi mendu, që po kalojmë lehtë me pandemi, po tani me një të sëmurë, që e patëm ka arritur numri në 38-të edhe sot janë testuar 40 raste. Është kërkuar, prej Ministrisë, që të reduktohet stafi, pra nga sot kemi filluar me reduktimin e stafit. Për shkak të miratimit të buxhetit me vonesë dhe për shkak të pandemisë na i kemi kry 47% të procedurave të prokurimit edhe 14 projekte vijnë me Ministri, që nuk janë as të planifikuara në kuadër të planifikimit buxhetor, që e kemi pas, pra tash është ndërtimi i pendës, që lidh Gorozhdecin me Qyshkun edhe një pendë, që e ndërtojmë në Ruhot. I kemi edhe diskutimit obligative për buxhetin e këtij viti.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Ndue Nikolla i njoftoj të pranishmit se situata e sigurisë edhe në këtë kohë pandemie në Komunën e Pejës është e qetë, stabile dhe nën kontroll. Me përjashtim të datave 12 dhe 13 qershor, që është përshku me tri raste shumë të rënda me datën 12 kemi pas një vetëvrasje, ndërsa me datën 13 i kemi pas dy trupa të pajetë.

Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj i njoftoj të pranishmit se për shkak se ka ngritje të rasteve të të infektuarve testi i klasëve të 9-ta dhe testi i maturës janë shtyer për në fund të muajit gusht. Shpresojmë, që situata do të përmirësohet, përndryshe Ministria e Arsimit nëse situata nuk do të përmirësohet do të gjejë forma të tjera për me i organizu testet.

Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Punë Komunale në Komunën e Pejës, znj.Xhevahire Çeku-Kelmendi i njoftoj të pranishmit për hapësirat për personat me nevoja të veçanta, pastaj për parkingjet, rregullimin e kushteve, apo lëvizjen më të lirë të qytetarëve në trotuare. Komuna jonë e ka një kontratë, e cila është për bllokimin e automjeteve, që menaxhohet në bashkëpunim me policinë dhe ka funksionuar shumë mirë, pastaj ka folur për rregullimin e komunikacionit.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i njoftoj të pranishmit, që sa i përket ndotjes akustike dhe menaxhimit të kësaj dukurie në kufijtë administrativ të Komunës së Pejës COVID-19, si ngjarje e paparashikuar i ka devijuar shumë aktivitete, të cilat tashmë nuk janë funksionale dhe për këtë arsye nuk kam bërë gati ndonjë raport, që ka të bëjë me ndotjen akustike. Vitin e kaluar me zbatimin e standardeve dhe normave të reja ka pasur shumë më pak ndotje akustike gjatë verës dhe fundit të vitit 2019-të karshi viteve të kaluara. Çdo gjë sa i përket normave dhe kodeve të menaxhimit bazohet te rregullorja 06/2019, që ka të bëjë me licencimin e lokaleve për shërbimin me pije alkoolike, prandaj ne me pijetet do ta respektojmë këtë rregullore duke ju informuar edhe njëherë se do t’i rishikojmë të gjitha licencat. Orët maksimale të punës janë ora 23:00 gjatë sezonit dimëror dhe ora 24:00 gjatë sezonit veror me përjashtim të disa objekteve, që në veprimtarinë e tyre hoteliere kërkojnë licenca speciale dhe lejohet zgjatja e orëve të punës dhe shërbimit me pije alkoolike. Asnjë pajisje zërimi nuk lejohet të vendoset jashtë lokaleve.

Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.