Republika e Kosoves

Pejë

Vizita e dytë studimore në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”

2022/05/22 - 8:09

Nga dita e hënë ka nisur vizita e dytë studimore në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte dhe Pogon.
Vizita është duke u realizuar në Slloveni, përkatësisht në qytetin e Lubjanës, Mariborit dhe Koperit.
Vizita njëjavore ka për qëllim marrjen e përvojave nga organizata dhe rrjete të ndryshme kulturore në Slloveni me synim forcimin e rolit të rrjeteve kulturore lokale dhe faktorëve kulturor në menaxhimin e infrastrukturës publike në Kosovë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet lokale për përdorimin e gjerë dhe të qëndrueshëm të infrastrukturës publike.
Në këtë vizitë, po marrin pjesë përfaqësues nga Komuna e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Mitrovicës, organizatave të shoqërisë civile dhe kulturore.
Vizita do të zgjasë deri më 22 maj, ndërsa bashkëfinancohet nga Komuna e Pejës.