Republika e Kosoves

Pejë

Zbulimi i shtatores së Atit Themeltar, Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova

2024/02/17 - 10:44

 

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri në parkun e paqes “Ibrahim Rugova” në Pejë është bërë zbulimi i shtatores së Atit Themeltar, Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e gjithë shkëlqimi i festës së sotme ka kaluar në Pejë, në parkun e paqes “Ibrahim Rugova”, karshi grykës, e cila është kurora e qytetit, ku do të shkëlqejë përjetësisht shtatorja e Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Zbulimin e shtatores së Atit Themeltar, Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, djali i Presidentit Rugova, z.Ukë Rugova, vajza e Presidentit Rugova, znj.Teuta Rugova dhe Kryetari i LDK-ës, z.Lumir Abdixhiku.