Shëndetësia

 Bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, Ligjin për shëndetësi, Statutin e Komunës, rregulloret komunale, urdhëresat dhe udhëzimet, Drejtoria ka këtë fushëveprim:

Hartimi i strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor, që përfshinë: promovimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve,  çrregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor dhe imunizimin; 
•    Diagnostifikimin e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor, përfshirë dhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike, promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik;

 Sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, sipas standardit të specifikuar nga ministria përkatëse; 
•    Kryerjen e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale (QPS) ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari.

 Vlerësimin e nevojave lokale, vendosja e objektivave lokale për KPSH; 
•    Zhvillimin e buxhetit, bazuar në nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH);  
•    Vendosjen dhe mbledhjen e bashkëpagesave, liron kategoritë e caktuara të shoqërisë brenda kornizës së caktuar nga MSH-ja; 
•    Sigurimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
•    Raportimin për të arriturat e objektivave të përcaktuara nga Kryetarit i Komunës dhe Kuvendi i Komunës;  Monitorimin dhe bashkëpunimin me QPS-në në Komunë rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës, brenda territorit të komunës;
•    Bashkëpunimin me MSH-në, vendosja dhe zbatimi i politikave të mbrojtjes së kategorive të fëmijëve të rrezikuar dhe të gjitha kategoritë tjera të fëmijëve, përmes QPS-së, në nivelin lokal dhe
•    Ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe të deleguara  nga pushteti qendror.

•   KPSH në Komunën e Lipjanit është i organizuar në këtë mënyrë:

-       QKMF-në Lipjan – Shërbime 24 orë në ditë.

-       4 – QMF-të, në Shalë, Magurë, Gadime dhe Janjevë – 12 orë në ditë, si dhe shërbimi stomatologjik 5 ditë nga 8 orë në javë

-       7 – AMF-të , Sllovij, Rubovc, Babush, Kraishtë, Banullë, Dobraj dhe Smallushë të cilat punojnë 5 ditë në javë nga 8 orë.

Kjo Drejtori gjithashtu punon edhe në drejtim të:

    mbikëqyrjes së situatës epidemiologjike në nivel të komunës, 
•    mbledhjes dhe analizimit të informatave në nivel  lokal,
•    përcaktimit të prioriteteve lokale dhe objektivave në bazë të informatave, konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor,marrjes së masave për mbrojtje shëndetësore, që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës, sigurimin e ushqimit të sigurt dhe nutricionit dhe aktivitetet e dezinfektimit, dezinfektimit dhe deratizimit, 
•    koordinimit dhe mbikëqyrjes së punës së QKMF-së, QMF-së dhe ambulancave;
•    ndërmarrjes së fushatës sensibilizuese me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare dhe hartimit të marrëveshjeve me to, 
•    raportimit lidhur me ofrimin  e shërbimeve dhe të arriturave komunale në këtë lëmë,