Komuna e Gjilanit, në bazë të planeve rregulluese dhe strategjisë zhvillimore ekonomike, ka identifikuar disa zona të lira të cilat i hapin rrugë perspektives zhvillimore ekonomike, por të cilat, në mungese te mjeteve buxhetore, nuk është arritur te funksionalizohen.
Zona industriale do të mundësojë një impuls të ri për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, sepse do t`u ofrojë bizneseve sipërfaqe të urbanizuar dhe me infrastrukturë moderne për zhvillimin e aktiviteteve, në rend të parë atyre prodhuese.