Republika e Kosoves

Gjilan

Zyra ndërlidhëse me Diasporë

Objektivi i zyrës për ndërlidhje me diasporën është forcimi i lidhjeve me diasporën e Gjilanit për të inkurajuar dhe nxitur pjesëmarrjen e tyre jashtë shtetit në të gjitha aspektet e zhvillimit lokal, dhe për të krijuar një mekanizëm institucional që do të veproj për të zbatuar politikat në lidhje me diasporën, si dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe sigurimin e mbështetjes institucionale të nevojshme për forcimin e lidhjeve ndërmjet Komunës dhe diasporës.
Kompetencat dhe Përgjegjësit e zyrës:
1. Të veprojë si një qendër kontaktuese dhe informuese për komunitetin Gjilanas jashtë vendit:
2. Krijimi i një data baze për Diasporën për të dhënat jashtë vendit (Diasporës);
3. Organizimi i regjistrimit të Gjilanasit në Diasporë (identiteti, lokacioni, profesioni, si dhe lista e biznesmenëve dhe organizatave apo shoqatave ne Diasporë);
4. Krijimi i mundësive për ofrimin e shërbimeve administrative për diasporën Gjilanase gjatë periudhës të frekuentimit të diasporës
5. Mbështetja e komunitetit Gjilanas jashtë shtetit përmes aktiviteteve sociale, politike,kulturor dhe ekonomik.
6. Lehtësim në ofrimin e ndihmës lidhur me lehtësirat që ofron Komuna për regjistrim të biznesit dhe lehtësirave tjera;
7. Inkurajimin dhe mobilizimin e Kamenicasve jashtë vendit për të qenë pjesë e zhvillimit të Komunës së tyre;
8. Sigurimi i krijimit e kushteve të favorshme për kthimin e Gjilanasve të interesuar në Projekte Komunale;
9. Krijimi i një trup ombrellë e cila përbëhet nga te gjitha organizatat Gjilanase në Diasporë për të forcuar marrëdhëniet midis organizatave Gjilanase dhe ato në Diasporë;
10. Promovimi i programeve kulturore të cilat fokusohen në Gjilanasit/Kamenicasit jashtë vendit posaçërisht të brezit të dytë dhe të tretë (shkëmbim përvojash,aktivitete rinore, aktivitete (shkëmbim përvojash, aktivitete rinore këshilluese etj);
11. Krijimi i sinergjive në promovimin e interesave të Gjilanasve jashtë vendit (p.sh. organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, turizmit, shkollat verore, etj);
12. Të inkurajojë dhe promovojë ndërmarrje të përbashkëta ndërmjet bizneseve dhe investitorët(biznesmenëve) Gjilanas/Kamenicas jashtë vendit.

Aktivitetet prioritet të Zyrës Komunale për ndërlidhje me Diasporën

• Formimi i zyrës dhe emërimi i personit përgjegjës apo koordinatorit te ndërlidhjes me diasporë.
• Aktivizimi i anëtareve të qendrave të rinisë dhe/apo nxënësve/studentëve që në formë vullnetare të mbledhin te dhënat në teren,(në secilin lokalitet regjistrimin e Diasporës dhe profesionin e tyre).
• Krijimi i data bazës me të dhënat e mbledhura në teren.
• Promovimi i të dhënave duke i publikuar si libër xhepi apo broshure
• Informatorët e shërbimeve për qytetarëve të bëhen transparente përmes ueb faqes së Komunës.
Aktivitetet në Komunë gjatë sezonës verore
• Takime me diasporën (informimi përmes publikimeve të regjistrave për Diasporën)
• Organizimi i orës letrare në bibliotekën e qytetit
• Organizimi i vizitës në objektet e trashëgimisë kulturore të Komunës
• Organizimi i një koncerti në qendër të qytetit me këngëtar nga Komuna dhe Diaspora.