Republika e Kosoves

Gjilan

Qendra për Biznes

Misioni i QB-së:

Ofrimi i të gjitha shërbimeve të nevojshme (informata, asistencë dhe trajnime) për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në regjionin e Gjilanit.

Qëllimi i QB-së është që të përforcojë dituritë profesionale dhe të ndihmojë zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në regjionin e Gjilanit.

Qendra e biznesit përkrahet nga grup ekspertësh vendas dhe ndërkombëtar. Kjo qendër është në kuadër të Projektit Zhvillim Ekonomik Regjional i implementuar nga CARE-Internacional Kosovë, financuar nga BE dhe i drejtuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Shërbimet e qendrës së biznesit

• Aftësi sipërmarrëse
• Kontabilitet dhe menaxhim financiar
• Strategjitë e zhvillimit të biznesit
• Plan biznesi
• Etika e biznesit
• Marketingu dhe komunikimi
• Analiza financiare
• Mjedisi i biznesit
• Lidershipi (udhëheqja).

Aktivitetet e QB:

• Të siguroj informacione dhe burime të bazuara në dokumentacione për komunitetin e biznesit në përgjithësi.
• Të siguroj asistencë në themelimin e bizneseve të reja dhe dhënien e këshillave bizneseve ekzistuese.
• Të siguroj më shumë asistencë në formë të trajnimeve mbi biznesin.
• Të siguroj këshilla të mjaftueshme dhe shërbimeve tjera për regjistrimin e biznesit.
• Të siguroj ndihmë në gjetjen e fondeve dhe përpilimin e aplikacioneve
• Të siguroj mundësi marketingu në nivel lokal, regjional dhe nacional përmes lidhjeve të saja në odën e biznesit.

Pse të zgjedheni Qendrën e Biznesit?

Qëllimi i kësaj qendre është të ndihmojë në zhvillimin e biznesit në rajon tonë duke ofruar mundësinë e partneritetit dhe kontakteve me biznese të huaja, ofrimin e ligjëratave hulumtuese, ofrimin e asistencës profesionale për sektorin privat dhe publik në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilat do mund të ndërtonin një lidhje më të qëndrueshme midis tyre dhe Qendrës për Biznes.

Qendra për biznes është partneri i juaj për t’ju aftësuar në pikëpamje profesionale dhe organizative.

Qendra në mënyrë të vazhdueshme i ndjek trendët i biznesit bashkëkohor dhe për këtë qëllim trajnimet tona ofrojnë zgjedhje më optimale për nevojat tuaja profesionale.