Komuna e Kamenicës ka një sipërfaqe prej 523 km² (52310 ha), me terren kodrinoro-malor 60%, dhe terren të rrafshët 40%, e që përshkohet nga lumenjtë: Krivareka, Lumi Hogosht dhe Morava e Binçës. Sipërfaqe kjo e mjaftueshme për zhvillimin e bujqësisë me rreth 29.304 ha me kullosa, dhe livadhe 12.543 ha.