Republika e Kosoves

Lipjan

Komiteti për Politikë dhe Financa

  1. Daut Azemi, Kryesues i Komitetit
  2. Hyra Bytyqi, LDK
  3. Lumturije Bytyqi – Hasani, PDK
  4. Albulena Kelmendi, VV
  5. Ukë Kryeziu, AAK
  6. Afrim Miftari, AKR
  7. Fehmi Rexhepi, PAI

 

Komitetit për Politikë dhe Financa formohet prej anëtarëve nga përbërja e Kuvendit të Komunës, numri dhe struktura e të cilëve caktohet me vendim të Kuvendit.

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe përbërja e tij duhet të reflektojë përfaqësimin e entiteteve politike.

Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimin strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në kuvendin e komunës.