Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka pritur komandantin e KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë Colonel Brey Hoppkins

2021/12/16 - 3:33

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur komandantin e KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë Colonel Brey Hoppkins me bashkëpunëtorë, të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.
Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Lipjanit dhe trasnparenca dhe llogaridhënia komunale, me ç’rast u potencua që Komuna e Lipjanit në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe vendore qëndron lart si top komuna sa i përket transaprencë.
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur edhe për Komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Lipjanit, dhe rëndësinë e KFOR-it , stabilitetin që ata ofrojnë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Nga ana tjetër, Komandanti i KFOR-it amerikan nga Bondsteel në Kosovë colonel Brey Hoppkins ka uruar Kryetarin Ahmeti për mandatin e tretë dhe është shprehur tejet i kënaqur me të arriturat e Komunës së Lipjanit në të gjitha fushat si dhe atë të sigurisë, duke shprehur përkushtimin e thellimit të bashkëpunimit jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.