Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndër komunal të regjionit të Prishtinës

2023/12/12 - 1:07

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndër komunal të regjionit të Prishtinës.
Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale Komuna e Lipjanit dhe komunat e tjera pjesëmarrëse si: Prishtina, Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva e Graqanica do të bashkërendojnë aktivitetet në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të këtyre komunave.
Kryetari Imri Ahmeti tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të punohen edhe planet e veprimit dhe aty përfshihen të gjitha nevojat varësisht prej specifikave të komunave. Ai ka inkurajuar komunat që për problemet e përbashkëta të punojnë së bashku për të ofruar zgjidhje të duhura në të mirë të qytetarëve.
”Në kuadër të kësaj marrëveshje që nënshkruam sot përfshinë edhe krijimin e një linje funksionale të transportit urban në relacionin Prishtinë–Lipjan–Janjevë si dhe plane të tjera të përbashkëta që ndërlidhen me trafikun dhe çështje të tjera të përbashkëta” tha ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Kjo marrëveshje ndërkomunale është nënshkruar nga Kryetari i Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe kryetarët e komunave Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.