Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet debat i hapur publik për Draft- Planin e Veprimit për Transaprencë (2023-2027)

2023/12/13 - 3:12

Në sallen e mbledhjeve gjatë ditës së sotme është mbajtur debat i hapur publik për të diskutuar Draft- Plani i Veprimit për Transaprencë (2023-2027).

Me këtë rast, anëtarët e komisionit të cilët kanë hartuar këtë dokument kanë theksuar se Plani i Veprimit për transparencë synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale llogaridhënëse dhe transparente, të hapur për qytetarë dhe shoqërinë civile në të gjitha proceset vendimmarrëse. Përmes Planit, do të promovohet koncepti i demokracisë së drejtpërdrejtë lokale, në mënyrë që politikbërja të bazohet në argumente, fakte dhe të dhëna reale. Plani është dokument strategjik komunal, i hartuar në pajtim me orientimet e përcaktuara nga Strategjinë për Vetëqeverisje lokale dhe aktet juridike përcjellëse të nivelit qendror që promovojnë qeverisjen transparente.

Të prasnishmit diskutuan në lidhje me planin.