Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet debat publik për Draft- Planin e punës të ekipit për të drejtat e fëmijës (2024-2026)

2023/12/12 - 3:02

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit gjatë ditës është mbajtur debat i hapur publik për të diskutuar Draft- Planin e punës të ekipit për të drejtat e fëmijës (2024-2026).
Me këtë rast, Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, z. Shkelzen Hajdini, Tha se Komuna e Lipjanit promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije. Investimi në fëmijët tanë ka një rëndësi vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Fëmijët e sotëm 10 vjeçar janë fuqia punëtore e vitit 2030, që do të thotë se kujdesi për të gjithë fëmijët sot është investimi vendimtar për të ardhmen e Kosovës dhe për të siguruar një mjedis konkurrues për shtetin e Kosovës.
Ai më tutje ka thënë se Plani i punës së ekipit për të drejtat e fëmijës (2024-2026), do të ofrojë mundësi për të analizuar politikat ekzistuese, pasqyrimin socio-ekonomik dhe financiar për çështjet e fëmijëve, do t’i identifikoj nxitësit kryesorë të pabarazive dhe sfidat kryesore për të përmbushur të drejtat e fëmijëve dhe ofron rekomandime për zhvillimin e politikave adekuate dhe prioritizimin e investimeve për fëmijët si aset kyç për zhvillimin ekonomik të Komunës së Lipjanit.
Në fund të këtij takimi drejtori Shkelzen Hajdini, ka kërkuar nga qytetarët lipjanas që të jenë sa më aktive gjatë fazës së konsultimit publik të këtij Plani në mënyrë të kemi një dokument sa më gjithëpërfshirës.
Të pranishmit patën rastin të diskutojnë lidhur shumë çështje lidhur me këtë Plan.