Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënkryetari Bytyqi priti në takim U.d shefin e zyrës së Këshillit të Europes, zyra në Prishtinë, z. Tankut Soykan

2023/12/13 - 2:54

Nënkryetari i Komunës z. Diamant Bytyqi së bashku me nënkryetarin për komunitete z. Lulzim Qerimi dhe me bashkëpunëtorë sot ka pritur në takim U.d shefin e zyrës së Këshillit të Europes, zyra në Prishtinë, z. Tankut Soykan, përfaqësuesit e programit Romacted znj. Sakibe Jashari dhe z. Besim Shkololli dhe përfaqësues të organizatës “All youth together”.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rregullimin e parkut në Medvec, projekt ky i cili u përurua sot dhe u realizua në bashkëpunim mes komunës dhe Programit Romacted.
Nënkryetari z. Diamant Bytyqi tha se është mirënjohës që Komuna e Lipjanit ka qenë pjesë e këtij programi dhe se kanë qenë të përpiktë në gjithë angazhimin e përbashkët me përfaqësuesit e Romacted. “Falenderoj Këshillin e Evropës, zyrën në Prishtinë për përfshirjen e komunës sonë në Programin Romacted. Besoj që projekte të tilla do të inaugurojmë edhe në të ardhmen dhe bashkëpunimi ynë të vazhdoj edhe me projekte të tjera”, është shprehur nënkryetari Bytyqi.
U.d shefi i zyrës së Këshillit të Europes, zyra në Prishtinë, z. Tankut Soykan në emër të Këshillit të Evropës ka falënderuar Komunën e Lipjanit për kontributin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e projektit dhe tha se vlerëson faktin që projekti është realizuar pas iniciativës së komunitetit në këtë vendbanim.
“Ne do të vazhdojmë të përkrahim të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve në Komunën e Lipjanit. Dua të theksoj se dyert tona janë të hapura gjithmonë për ju si institucion dhe për komunitetet që jetojnë në komunën tuaj” është shprehur z. Soykan.