Mirëse erdhët

Me qëllim që qytetarit ti ofrohen sa më shumë informata, në këtë faqe do të gjeni dokumente dhe informacione të shumta për punën e Kuvendit Komunal dhe organeve të tij. Në faqen zyrtare të Komunës së Pejës mund t’i gjeni të dhënat e përgjithshme për Komunën e Pejës. Duke hyrë nëpër menytë e caktuara, ju mund të njiheni më mirë me historikun, profilin dhe të dhëna tjera të rëndësishme për Komunën e Pejës, popullsinë, organizimin, strukturën dhe funksionet e organeve të pushtetit lokal. "Peja qytet në të cilin vlen të jetohet dhe të vizitohet”
 

Lajme

Njoftim Takimi i radhës i Komitetit për Politik dhe Financa
16 maj 2012
 Njoftoheni se nesër (E Enjte) me datë 17 Maj 2012 mbahet takimi i radhës i Komitetit për Politik dhe Financa. më shumë...

Njoftim nga Drejtoria e Arsimit
08 maj 2012
 Drejtoria e  Arsimit në Pejë,Komiteti  Rajonal  për Mbrojtjen e të Drejtave  të Fëmijës për  rajonin e Pejës dhe Komiteti Komunal për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës në Komunën e Pejës ju ftojnë  në Konferencën  komunale  të  Arsimit në të cilën do të prezantohen  të arriturat , sfidat dhe vështirësitë  në  zbatimin e  projektit: Parandalimi i dhunës në shkolla, i cili  financohet  nga UNICEF dhe  zbatohet  nga  Qendra për Arsim e Kosovës,  Ministria e Arsimit  e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe  Drejtoria për Arsim e komunës së Pejës. më shumë...

Njoftim nga Zyra e Regjistrimit të Bizneseve në Pejë
08 maj 2012
 Zyra e regjistrimit të Bizneseve qe vepron në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik ka filluar projektin e ri në shërbim të bizneseve. më shumë...

Kryetari Berisha udhëton ne vizitë zyrtare në Horby të Suedisë
07 maj 2012
 Kryetari i Komunës se Pejës dr.Ali Berisha me bashkëpunëtorë do te qëndroj për vizite zyrtare ne Komunën Horby te Suedisë, nga data 07 maj 2012 deri me 11 maj 2012,Komunë me te cilën është i binjakëzuar qyteti i Pejës,. më shumë...

Komunikatë
07 maj 2012
Drejtorati  për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë,njofton se në bashkëpunim me Agjencionin për Demokratizim Lokal në Kosovë, Kuvendin e të Rinjve të Pejës dhe me Këshillin e Veprimit Lokal të Pejës do të organizojnë aktivitete për Ditën e Evropës. më shumë...

 

Komuna Online

Statuti

riatdhesimi.jpg

Gis Online

Kontakti

Arkivi