Republika e Kosoves

Gjilan

Monomentet kulturore

Monumenteve kulturo-historike:

Kalaja e Pogragjës
Kalaja e Resulës në Pidiq
Kalaja e Mireshit

Objektet me vlerë që duhet ruajtur:

Xhamia e Medresesë, Xhamia e Madhe, Xhamia në Cërnicë (minarja), Mesgjidi në Lladovë, Hambari i Shukri Mahmutit në Lladovë, Koshi i Tefik Selimit në Nasalë, Xhamia në Pidiq, Xhamia në Llashticë, Dyert e oborrit të Jakup Hysenit në Llashticë, Hambari i Feriz Llashticës, Shtëpia e Ruzhdi Selimit në Llashticë, Oda e Bejtulla Selimit në Llashticë, Xhamia në Vërbicë të Zhegocit, Hani i Shefikut në Vërbicë të Zhegocit, Xhamia në Velekincë, Xhamia në Malishevë, Kisha katolike në Dunav, Themelet e Kishave katolike në shumë fshatra, Kisha ortodokse në Gjilan, Kisha ortodokse në Pasjan, Teqja e qytetit në Gjilan, Shtëpia e Zekirja Abdullahut në Gjilan, Shtëpia e Maksut Malokut në Gjilan, objekti i Depos ushtarake turke, shkolla e Muzikës (Shtëpia e Mustafë Pashës), objekti i Kajmekamit, Kulla e Sahit Agës.

Monumentet kulturore:

Teatri, Biblioteka, Kinemaja, Shtëpitë e Kulturës në fshatrat Përlepnicë, Zhegër, Bresalc dhe Llashticë.

Monumentet historike:

Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, shtatorja e Idriz Seferit, shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit, shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, shtatorja e Agim Ramadanit, shtatorja e Abdullah Tahirit, përmendorja e Dëshmorëve të UÇK-së në Zhegoc, bustet e Skënderbeut, Esat Berishës, Halim Oranës, Xhavit Ahmetit, Muharrem Ibrahimit, Reshat Ymerit, Parku i Dëshmorëve në Miresh, përmendorja e Abdullah Tahirit në Malishevë, busti i Musa Zajmit në Ponesh, pllaka përkujtimore e Idriz Seferit në Zhegër, kalatë në Pogragjë, Resulë (Pidiq), Tumat Ilire në Llashticë, shtëpia e Zekirja Abdullahut në Gjilan, shtëpia e Sadudin Teneqegjisë në Gjilan, Arkivi Regjional, përmendorja e LNÇ-së.