Republika e Kosoves

Gjilan

Shoqëritë kulturo artistike

Shoqëritë Kulturo Artistike:

SHKA “Drita” – u themelua në pranverën e vitit 1947. Rreth vetes tubon talente të muzikës, folklorit, të artit skenik dhe të sportit. Pas viteve të 50-ta vepruan edhe shoqëritë “Yeni Hayat” (turke) dhe “Veselin Maslesha” (serbe).

SHKA “Zenel Hajdini” – u themelua në fillim të vitit 1967. Pos muzikës shqipe, ajo kultivonte edhe muzikë shqiptare, serbe, rome e turke. Në vitin 1995 u riemërua përsëri “Drita”.

AMA “Bajram Curri” – u formua në vitin 1970, në fshtin Shurdhan, me seksionet e valleve, këngëve, grupin e lojërave dimërore, të barinjve dhe të fëmijëve. Kjo shoqëri, shumë herë u prezantua në manifestime e festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Në vitet e këtejme u formuan edhe SHKA-të “Idriz Seferi”, “Mic Sokoli”, “Dasma e Karadakut”, “Dardania”, “Arbëria” AKV “Gurra”, “Albafolk” dhe të tjera.

Në Gjilan kanë funksionuar edhe shoqëri kulturore të nacionaliteteve tjera, siç ishin SHKA ”Stojan Stoshiq”, “Abrasheviq” dhe ndonjë tjetër. Romët e qytetit kishin formuar SHKA „KHAM“.