Republika e Kosoves

Gjilan

Teatri

Një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës, pa dyshim është Teatri i Gjilanit, i cili zë fill gjatë LDB-ës. Brenda një periudhe kohore 65 vjeçare, Teatri i Qytetit të Gjilanit përgatiti dhe shfaqi 115 shfaqje premierë dhe realizoi mbi 500 repriza, para afro 130 mijë spektatorëve në Gjilan, Kosovë, jashtë saj dhe në mbarë trojet shqiptare.

Më 20 janar 2004, Tetarit të Gjilanit iu pranua statusi i Tetarit Profesionist, mirëpo më vonë iu pezullua ky status për shkak të mosdefinimit të kompetencave ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal sa i përket menaxhimit të teatrit.