Republika e Kosoves

Pejë

ZYRA PËR INFORMACION TURISTIK  

 

Me iniciativën e Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik të Komunës së Pejës në vitin 2009 është hapur Zyra për Informata Turistike, qëllimi i së cilës është që turistët (vendor dhe ndërkombëtar) të informohen sa më mirë për mundësitë, atraksionet, produktet dhe rekreacionet turistike, që i ofron Peja. Kjo zyrë përveç shërbimeve informative për Pejën, gjithashtu ofron informata edhe me gjërë si për destinacionin e Dukagjinit e gjithashtu edhe informata për mundësitë, që një turist mund të zhvilloj në nivel ndërkufitar si shtegun “Majet e Ballkanit” etj.

Kjo zyre ka një menaxhim standard botëror dhe funksionon e ndarë në dy pjesë: njëra është zyra për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave (back office) dhe tjetra është recepcioni, e cila merret me shpërndarjen e informatave tek turistët (front office).

Zyra për mbledhjen dhe përpunimin e informatave – Puna në këtë zyrë organizohet dhe drejtohet prej zyrtarëve komunal përgjegjës, të cilët kryejnë punë në bazë të programit të tyre vjetor si: zhvillimin e politikave të turizmit të qëndrueshëm, hulumtimet e produkteve turistike, përpunimin e të dhënave të nevojshme për turizëm, hartimin e projekteve për zhvillimin e turizmit në Pejë dhe regjion, përgatitjen  e materjaleve promovuese, si dhe promovimin e destinacionit të Pejës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zyra/Recepcioni për shpërndarjen e informatave të turistëve – Në këtë zyrë turistët, jo vetëm marrin informacione nga zyrtarët, por ata shërbehen edhe me harta, broshura, fletushka me fotografi të ndryshme, fletushka me informacione për floren dhe faunën, broshura të shtigjeve për ecje malore, udhërrëfyes për hotele etj.

 

Për më shumë informata rreth mundësive turistike në Pejë mund të gjeni në linkun: www.pejatourism.org