Republika e Kosoves

Pejë

SHTEGU KULTUROR

Shënimet e ndryshme   tregojnë ekzistencën e këtij qyteti në mënyrë të organizuar qysh nga kohërat ilire dhe po ashtu Peja përmendet si njëri ndër qytetet kryesore edhe rrugë lidhëse e karavaneve të shumtë tregtarë që kanë udhëtuar nga Venediku dhe Raguza (Dubrovniku). Ta vizitosh Pejën do të thotë të shtegtosh nëpër kohëra të ndryshme, duke filluar nga kohërat ilire, bizantine, otomane, luftërat botërore e deri në ditët e sotme. Gjatë vizitave që do t’ia bëni këtij qyteti, do të hasni në gjurmë të objekteve të ndryshme historike që kanë mbetur nga kohërat e ndryshme. Edhe pse gërmadhat janë mbuluar dhe nuk janë bërë hulumtime arkeologjike ende, mund të fillohet me historinë ku qyteti i Pejës ka qenë i shtrirë në periudhat ilire (ndërsa gurët e gjetur mund të shihen në muzeun etnografik), pastaj vizita objekteve religjioze si xhamitë dhe kishat katolike e ortodokse, teqetë, Hamami i Haxhi Beut, Mulliri i Haxhi Zekës, kullat në Pejë të ndërtuara nga guri, shtëpitë e vjetra qytetare, kultura e veshjes dhe traditat e vjetra të banorëve, pun

ët artizanale etj.

 

 

Shtegu kulturor fillon që nga qendra e qytetit, ku në anën perëndimore keni hotelin e parë të ndërtuar në vitin 1929, nga ku mund t’i shihni edhe bukuritë e bjeshkëve të Rugovës, ndërsa në anën veriore memorialin e demonstratave të vitit 1968. Shtegu vazhdon nga ana lindore përgjatë hotelit “Dukagjini” i ndërtuar në vitin 1956 ndërsa më lartë gjendet shtatorja e Nënë Terezës mu përballë hotelit gjendet busti i heroit Shkelzen Haradinaj. Shtegu vazhdon në anën lindore të qytetit për të arritur tek sheshi “Haxhi Zeka” ku gjendet përmendorja e patriotit pejan Haxhi Zeka, ndërsa në anën e majt gjendet konaku i Tahir Beut, ku është i vendosur muzeu etnografik.