Republika e Kosoves

Pejë

KULTURA DHE TRADITAT E RUGOVËS

AKTIVITETET REKREATIVE NË NATYRË

Me pasuritë e mëdha që disponon, rajoni malor i Rugovës ofron mundësi të shumta për kryerjen e aktiviteteve rekreativo-sportive, ku shumë dashamirë të natyrës, entuziastë të bjeshkëve dhe sportistë e kalojnë kohën duke shijuar ajrin e pastër, natyrën e gjallë dhe kënaqësinë e pamjeve piktoreske e deri tek aktivitetet ekstreme.

 

Janë mjaft atraktive ngjitjet në shkëmbinj, ecjet malore, pushtimi i majave malore deri në 2522 m, eksplorimet në shpella, ekskursionet ditore dhe pushimet gjatë vikendeve, kampingjet, aventurat e ndryshme, skialpinizmi, ecjet me shputa bore, skijmi i lirë etj. Prandaj, Peja  njihet në Kosovë, si qytet i rekreacionit dhe sportit për çka edhe mund të krenohet me të arriturat që kanë bërë popullata në këto drejtime. Peja tani ofron mundësi për të gjithë adhuruesit e natyrës dhe rekreacionit që në këtë regjion të mund të qëndrojnë dhe të dëfrehen me natyrën e bukur.

 

Për më shumë detaje shkarko broshurën e aktiviteteve rekreative këtu apo në foton e broshurës mëposhtë: