Republika e Kosoves

Pejë

DRINI I BARDH

  Ujëvara

 Drini i Bardhë

Bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës padyshim është “Ujëvara e Drinit të Bardhë”. Ajo është një nga ujëvarat më spektakolare të Kosovës, e cila vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit. Burimi i Drinit të Bardhë është një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës dhe një nga burimet, që furnizon qytetin e Pejës me ujë të pijes. Vlenë të theksohet se me ujin e këtij burimi prodhohet edhe “Birra Peja” e njohur për kualitetin e lartë të saj.

Buron rrënzë bjeshkës së Rusolisë, nga gurra e shpellës së Radacit në lartësi mbidetare prej 586 m. Burimi  krijon edhe ujëvaren e bukur të Drinit në gjatësi prej 30 m. Në territorin e Kosovës – Drini i Bardhë gjarpëron për 122 km në drejtim veri-jug. Ai mbledh në vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4646 km2 dhe bazeni i Drinit është më i madhi nga 4 bazenet ujëmbledhëse të Kosovës. Qasja për në burim apo  “Ujëvara e Drinit të Bardhë” mund të bëhet nga dy anë: ku njëra anë të shpie nga rruga e hidrocentralit apo restaurant “Ujëvara e Drinit” për të ndjekur pastaj shtegun e këmbësorëve përgjatë bukurisë së lumit Drini i Bardhë nën hijen e pemëve dhe freskut, që qarkullon përmes kanjonit në gjatësi deri në 400 m, si dhe qasja tjetër në drejtim të restaurantit “Trofta e Drinit” ku mund të afroheni me makinë deri te shtegu për të vazhduar ecjen deri te ujëvara.

SHPELLA

 “BUKUROSHJA E FJETUR”

Shpella e Radacit gjendet afër ujëvarës së Drinit të Bardhë. Shtrihet në pjesën verilindore të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna. Shpella është e thelluar në shkrepa, të cilët e përbëjnë majen e Rusolisë me lartësi mbidetare 2381 m ndër, të cilën shtrihet fusha e Drinit të Bardhë. Me vetitë e veta morfologjike është e radhitur me disa degë dhe galeri, salla, korridore dhe kanale. Formimi i shpellës është i lidhur me evolucionin hidrologjik të pjesës perëndimore të krasit gëlqeror të majës së Rusolisë. Rrjedha nëntokësore ka formuar kanale më të mëdha, të cilat janë ndërtuar në kohën e para Levantit, kanalet më të mëdha të shpellës janë krijuar në kohën e liqeneve më të ulëta kur  është formuar galeria e dytë e shpellës. E pasuruar me dekorime prej çfarëdo shpelle në shkrepat e këtij territori, shpella e Radacit me lidhjet e shumta të kanaleve nëntokësore, galerive të lehta për ecje, kushteve dhe vetive mikroklimatike, paraqet një objekt mjaft tërheqës turistik. Tani kjo shpellë ëshrtë e hapur për vizita gjatë gjithë vitit.

Shkarko Broshuren KËTU