Mirësevini

Faqja e Gjilanit ju ofron mundësi qytetarëve të kësaj komune, por edhe më gjerë, që të informohen me punën e institucioneve, të cilat iu shërbejnë atyre, sukseset dhe sfidat, preokupimet dhe planet për të ardhmen. Qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar dhe të kërkojnë transparencë në vendimmarrje nga të zgjedhurit e tyre. Komuna e Gjilanit e garanton këtë në mënyrën më të mirë.

 

 

Lajme



Për arkiv (deri 2010)
vizitoni ueb sajtin e vjetër të
Komunës - Gjilan.
 
www.gjilani-komuna.org




 

Lajme

Në shtator, Gjilani edhe me dy shkolla të reja
17 maj 2012
Viti tjetër shkollor në Gjilan do të fillojë me dy shkolla më shumë, pasi që në përfundim e sipër janë objektet e reja në lagjen e dytë dhe te “Zabeli i Sahit Agës”, njëra fillore dhe tjetra e mesme, derisa gjimnazi i ri nuk besohet se do të përfundojë deri në shtator. Bujar Nevzati, drejtor komunal për Arsim, në mbledhjen e Komitetit për Arsim, ka thënë se sivjet do të fillojnë më herët edhe përgatitjet e shkollave, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për t`i hapur dyert më një shtator.
më shumë...

Jemi duke ecur mirë, por kemi edhe vështirësi që janë normale për fillim
17 maj 2012
Në konferencën e sotme për shtyp, drejtori për Zhvillimin Ekonomik në Gjilan, Riad Rashiti, ka shpalosur planet, sfidat dhe aktivitet e shumta dhe intensive që i ka filluar me qëllim të realizimit të disa projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë në nivel lokal, por edhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në nivel qendror.
më shumë...

Zyrtarët komunalë trajnohen për regjistrimin e pronave të paregjistruara
16 maj 2012
Në 25 komuna të Kosovës, përfshirë edhe Gjilanin, ka filluar trajnimi i zyrtarëve komunalë për regjistrimin e pronave të paregjistruara, në kuadër të një programi që USAID dhe SDC, përkatësisht programet DEMI dhe LOGOS po realizojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Komunat.
më shumë...

Testi i maturës, këtë vit, ndryshe nga i mëparshmi
15 maj 2012
Nevojat e shkollave për intervenim në infrastrukturën do të vlerësohen nga një ekip komunal, i cili është formuar për këtë qëllim, ka thënë drejtori i Arsimi Bujar Nevzati, duke folur për punën në drejtorinë e tij, në takimin e radhës së Këshillit të Drejtorëve, që është mbajtur të martën. Ai ka thënë se po shqyrtohen kërkesat e shkollave, ndërsa intervenimet do të bëhen gjatë kohës pushimit veror, duke nënvizuar se dëmtimi i shkollave, këtë vit, është dukshëm më i vogël, në krahasim me vitet paraprake. Ndryshe, në shtator do të jetë e gatshme edhe shkolla në lagjen e dytë të qytetit.
më shumë...

Në Gjilan shënohet dita ndërkombëtare e familjes
15 maj 2012
Drita Klaiqi, zyrtare për barazi gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se në kuadër të 15 majit, ditës ndërkombëtare të familjes, në Gjilan po fillon një fushatë vetëdijesimi i qytetarëve për shëndetin dhe të drejtat e njeriut, që do të vazhdojë gjatë tërë javës dhe do të shtrihet në zonat e thella rurale si dhe në mjediset ku jetojnë komuniteti serb e rom.
më shumë...

 

Hyrja


Komuna Online

udhezuesIMG.jpg

Anketa për Uebfaqe Sa jeni të kënaqur me uebfaqen e Komunës ?
 
137
 
19
 
42

riatdhesimi.jpg

apliko-online.jpg



            Botimet e ZIP
        


Kontakto Komunën

+381 280 320 781 
             
Më Shumë...