Republika e Kosoves

Gjilan

Sipërfaqja

Hapësira e komunës së Gjilanit shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale.

Deri në vitin 2010, Gjilani si komunë përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale.

Decentralizimi e ka reduktuar komunën e Gjilanit për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale).