Republika e Kosoves

Pejë

REGJISTRIMI FILLESTAR I BIZNESIT

REGJISTRIMI FILLESTAR I BIZNESIT

  1. Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?
  2. Formulari i aplikimit

Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:

  1. Formulari i aplikimit është specifik për lloje të ndryshme shoqërish tregtare që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo korporatë). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes apo për një korporate  si dhe llojin e korporates. Informacioni mbi kërkesat ligjore të shoqërive tregtare  mund të gjendet në ligjin Nr.02//L-123 për Shoqëritë Tregtare.  Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të ARBK-së.
  2. Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra:
  3. a) pranë Qendres Komunale te Bizneseve ne Pejë, (ndertesa pranë teatrit, kati II, zyra 2)
  4. b) mund të shkarkohen nga faqe zyrtare e internetit të ARBK-së, dhe Komunes së Pejës
  5. Të gjitha instruksionet  për plotësimin e tyre mund të gjenden në Qendren Komunale te Bizneseve në Pejë dhe  çdo zyrtar pranimi është i gatshëm të ndihmojë aplikantin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.
  6. Dorëzimi i aplikimit për regjistrim në QKB- Pejë
  7. Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti(ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në QKB bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
  8. Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek zytari i QKB-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për personin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të nënshkruar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi.
  9. Zyrtari  i pranimit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, zyrtari i pranimit do të njoftoj dhe  ndihmojë për sqarimin dhe plotësimin e formularit.
  10. Kur pranohet një formular aplikimi i plotësuar, duhet  të jetë i  nënshkruar nga aplikuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.

5.Taksa me rastin e regjistrimit të biznesit fillestar  NUK PAGUHET, ndërsa për ndryshimet në biznesin ekzistues  paguhet në bazë të Udhëzimit Administrativ të paraparë dhe  të publikuar në faqen zyrtare të internetit të ARBK-së.

 

III. Lista e dokumenteve shoqëruese per regjistrimin e biznesit individual (B.I.)apo ortakëri e përgjithsme(O.P.):

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë),
  3. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika d)  e Ligjit  Nr. 02/L – 123,

4.Për ortakëri të përgjithshme   marrëveshjen e ortakëve  të përgjithshëm në bazë të nenit 29 të Ligjit  Nr. 02/L – 123.

Afati  për  kryerjen  e regjistrimit  të  biznesit individual dhe ortakërisë së përgjithshme në ARBK është 1 ditë.

IV.Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë   komandite(SH.K.M.) :

  1. Plotësimi i formularit Ao,
  2. Akti i themelimit (Marrëveshja e  shoqërisë) në bazë të Nenit 31.1 të Ligjit  Nr. 02/L – 123,
  3. Statuti,
  4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , përsonave të autorizuar të përfshirë në biznes,

5.Pëlqimin e agjentit të regjistruar  në bazë të nenit 31.2 të Ligjit  Nr. 02/L – 123.

  1. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K):
  2. Plotësimi i formularit Ao,
  3. Marrëveshja e  shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit  Nr. 02/L – 123,
  4. Statuti në bazë të nenit  33 të Ligjit  Nr. 02/L – 123,
  5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , përsonave të autorizuar të përfshirë në biznes,
  6. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit  Nr. 02/L – 123.

Afati  për  kryerjen  e regjistrimit  të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare  në ARBK është 3 ditë.

 

  1. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërive aksionare (SH.A):
  2. Plotësimi i formularit Ao,
  3. Statuti në bazë të Nenit 35.1 të Ligjit  Nr. 02/L – 123,
  4. Marrëveshjen apo  Rregulloren  e Shoqërisë sipas Nenit 138 të Ligjit  Nr. 02/L – 123,
  5. Pëlqimin e agjentit të regjistruar  në bazë të nenit 35.3 te Ligjit  Nr. 02/L – 123,
  6. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes.

 

VII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kompanisë se huaj-Dega në Kosovë:

  1. Plotesimi i formularit Ao,
  2. Vendimi  për  hapjen e Kompanisë  së huaj ,
  3. Vendimin për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Agjentit të regjistruar(letërnjoftimi kopje),
  4. Vendimi nga gjykata e shtetit përkatës që biznesi ekziston(I noteruar,
  5. 5. Çertifikata e biznesit (origjinal apo kopje  e noteruar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është  në gjuhen shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njëren nga keto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i  noteruar) që e hap  perfaqësinë në Kosovë ,

6.Kopje e pasaportit të pronarit  dhe drejtorit  të Kompanisë së huaj ,

  1. Kopje e statutit të kompanisë së huaj ,
  2. Pëlqimin e Agjentit te Regjistruar   në bazë të nenit 23 të  Të Ligjit  Nr. 02/L – 123.

Verejtje: Nëse pronari i biznesit nuk  është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund ti dorëzoj dokumentet me autorizim dhe letërnjoftim kopje.

 

VIII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin  e Kooperativës Bujqësore:

 

  1. Plotësimi i formularit Ko,
  2. Marrëveshja e Shoqërisë,
  3. Statuti,
  4. Vendimi për emërimin e drejtorit,
  5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
  6. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të  Të Ligjit  Nr. 02/L – 123.