Republika e Kosoves

Pejë

NDRYSHIMI NE BIZNESET EKZISTUESE

NDRYSHIMI NE BIZNESET EKZISTUESE

Për të bërë ndryshime në biznesin tuaj ekzistues ju duhen këto dokumente si dhe t’i përdorni formularët përkatës, të mëposhtëm:

Për çdo ndryshim  që dëshironi të bëni në biznesin tuaj individual, ju duhet ta përdorin formularin B.

I.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Biznesit Individual dhe Ortakërisë së përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
  3. Të dorëzohet certifikata  origjinale e biznesit.

II.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës së Biznesit Individual dhe Ortakërisë së përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit  B,
  2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
  3. Të dorëzohet certifikata  origjinale e biznesit.

III.Dokumentet që janë të nevojshme për Ndryshim të tipit të Biznesit Individual dhe Ortakërisë së përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
  3. Të dorëzohet certifikata e biznesit, origjinale,
  4. Vërtetimi nga administrata tatimore për ndërrim të tipit të biznesit,
  5. Marrëveshja në mes të ortakëve (nëse është ortakëri e përgjithshme).

IV.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve në Biznes individual apo Ortakëri të përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Kopja e certifikatës së biznesit,
  3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

 

V.Dokumentet që janë të nevojshme për shtimin apo heqjen e veprimtarive në Biznes Individual apo Ortakëri të përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Kopja e certifikatës së biznesit ,
  3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

 

VI.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e pronarëve në Biznes individual apo Ortakëri të përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit   B,

2.Kopja e certifikatës së biznesit,

3.Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës , për ndërrim të pronarit,

4.Kopja e letërnjoftimit të pronarit të kaluar dhe pronarit të ri,

5.Marrëveshja në mes të pronarëve.

 

VII.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshimin e drejtorit apo agjentit në Biznesin Individual apo Ortakëri të përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
  3. Kopja e letërnjoftimit të drejtorit apo agjentit,
  4. Vendimi për ndërrim të drejtorit, kurse për ndërrim të agjentit duhet një deklaratë,
  5. Kopja e certifikatës së biznesit.

 

VIII.Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të njësisë në Biznesin Individual apo Ortakëri të përgjithshme:

  1. Plotësimi i formularit B,
  2. Kopja e certifikatës së biznesit,
  3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve).

Fletëpagesa duhet të merret në QKB në shumë prej 5 euro dhe të paguhet në bankë.

 

  1. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të emrit të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
  2. Plotësimi i formularit A1 ,
  3. Aneks Statutin,
  4. Vendimin për ndryshim të statutit,
  5. Vendim për ndryshim të emërtimit,
  6. Kopja e letërnjoftimit aksionarëve,
  7. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit.

 

 

 

 

II.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokument

  1. Plotësimi i formularit A3,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për ndryshim  të statutit,
  4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,
  5. Të dorëzohet certifikata  origjinale e biznesit,
  6. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

 

III.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Tipit të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

 

  1. Plotësimi i formularit A4,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për të ndërrim të statutit,
  4. Të dorëzohet certifikata e biznesit origjinale,
  5. Statuti i ri,
  6. Vërtetimi nga administrata  tatimore për nderrim të tipit te biznesit,
  7. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej  10 € të paguhet në bankë.

 

IV.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të numrit të punëtorëve të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit A5,
  2. Aneks Statuti,
  3. Kopja e Certifikatës së biznesit,
  4. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në QKB në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

V.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit A6,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për ndryshim  të kapitalit,
  4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
  5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë. 

 

VI.Dokumentet që janë të nevojshme për shtim apo heqje të Veprimtarive të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit A7,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për ndryshim të statutit,
  4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
  5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

VII.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit A8,

2 .Aneks Statuti,

  1. Vendimi për ndryshim të statutit,
  2. Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,

5.Kopja e Certifikatës së biznesit,

6.Kopja e letërnjoftimit, pasaportat, të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10€ të paguhet në bankë.

 

VIII.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve apo të Agjentit të Regjistruar  të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit A9,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për shkarkim dhe emërim të drejtorit / ëve  apo të Agjentit të Regjistruar(deklaratën  per Agjentin)
  4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
  5. Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit / ëve apo Agjentit të Regjistruar të shkarkuar dhe drejtorit të emëruar

 

IX.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Shoqërisë aksionare, Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, Shoqërisë komandite ose Kompanisë së huaj, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit A10,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për ndryshim  të statutit,
  4. Kopja e Certifikatës së biznesit,
  5. Kopja e letërnjoftimit të aksionarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € të paguhet në bankë.

 

I.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Emrit të Kooperativës Bujqësore ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1. Plotësimi i formularit K1,

  1. Aneks Statutin,
  2. Vendimin për ndryshim të statutit,
  3. Vendim për ndryshim të emërtimit,
  4. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,

6.Të dorëzohet  Certifikata  origjinale e biznesit.

 

II.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të adresës të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit K3,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për ndryshim të statutit,
  4. Të ceket edhe në vendim edhe në aneks statut, adresa e re,
  5. Të dorëzohet certifikata origjinale e biznesit,
  6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve,

 

 

III.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Kapitalit të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit K6,
  2. Aneks Statuti,
  3. Vendimi për ndryshim të kapitalit,
  4. Kopja e Certifikatës së biznesit,

5.Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

 

  1. Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim  të Veprimtarive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:
  2. Plotësimi i formularit K7,
  3. Aneks Statuti,
  4. Vendimi për ndryshim të statutit,
  5. Kopja e Certifikatës së biznesit,
  6. Kopja e letërnjoftimit të anëtarëve.

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 €  dhe të paguhet në bankë.

 

V.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Pronarëve-Aksionarëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

  1. Plotësimi i formularit K8,

2.Aneks Statuti,

3.Vendimi për ndryshim të statutit,

4.Kontrata mbi faljen ose shitjen e aksioneve,

5.Kopja e Certifikatës së biznesit,

6.Kopja e letërnjoftimit të anëtarit (anëtarëve) – aksionarit (aksionarëve).

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.

 

VI.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Drejtorëve të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1.Plotësimi i formularit K9,

2.Aneks Statuti,

3.Vendimi për shkarkim të drejtorit / ëve,

4.Vendimi për emërim të drejtorit / ëve të rinj,

5.Kopja e Certifikatës së biznesit,

6.Kopjet e letërnjoftimeve të drejtorit / ëve të kaluar dhe drejtorit / ëve të ri.

 

VII.Dokumentet që janë të nevojshme për ndryshim të Njësive të Kooperativës Bujqësore, ju duhet t’i posedoni këto dokumente:

1.Plotësimi i formularit K10,

2.Aneks Statuti,

3.Vendimi për ndërrim të statutit,

4.Kopja e Certifikatës së biznesit,

5.Kopja e letërnjoftimit të anëtarit(anëtarëve).

Fletëpagesa duhet të merret në ARBK në shumë prej 10 € dhe të paguhet në bankë.