REGJISTRIMI FILLESTAR I BIZNESIT
REGJISTRIMI FILLESTAR I BIZNESIT
- Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?
- Formulari i aplikimit
Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:
- Formulari i aplikimit është specifik për lloje të ndryshme shoqërish tregtare që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo korporatë). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes apo për një korporate si dhe llojin e korporates. Informacioni mbi kërkesat ligjore të shoqërive tregtare mund të gjendet në ligjin Nr.02//L-123 për Shoqëritë Tregtare. Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të ARBK-së.
- Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra:
- a) pranë Qendres Komunale te Bizneseve ne Pejë, (ndertesa pranë teatrit, kati II, zyra 2)
- b) mund të shkarkohen nga faqe zyrtare e internetit të ARBK-së, dhe Komunes së Pejës
- Të gjitha instruksionet për plotësimin e tyre mund të gjenden në Qendren Komunale te Bizneseve në Pejë dhe çdo zyrtar pranimi është i gatshëm të ndihmojë aplikantin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.
- Dorëzimi i aplikimit për regjistrim në QKB- Pejë
- Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti(ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në QKB bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
- Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek zytari i QKB-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për personin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të nënshkruar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi.
- Zyrtari i pranimit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, zyrtari i pranimit do të njoftoj dhe ndihmojë për sqarimin dhe plotësimin e formularit.
- Kur pranohet një formular aplikimi i plotësuar, duhet të jetë i nënshkruar nga aplikuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.
5.Taksa me rastin e regjistrimit të biznesit fillestar NUK PAGUHET, ndërsa për ndryshimet në biznesin ekzistues paguhet në bazë të Udhëzimit Administrativ të paraparë dhe të publikuar në faqen zyrtare të internetit të ARBK-së.
III. Lista e dokumenteve shoqëruese per regjistrimin e biznesit individual (B.I.)apo ortakëri e përgjithsme(O.P.):
- Plotësimi i formularit B,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë),
- Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika d) e Ligjit Nr. 02/L – 123,
4.Për ortakëri të përgjithshme marrëveshjen e ortakëve të përgjithshëm në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Afati për kryerjen e regjistrimit të biznesit individual dhe ortakërisë së përgjithshme në ARBK është 1 ditë.
IV.Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë komandite(SH.K.M.) :
- Plotësimi i formularit Ao,
- Akti i themelimit (Marrëveshja e shoqërisë) në bazë të Nenit 31.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
- Statuti,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , përsonave të autorizuar të përfshirë në biznes,
5.Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 31.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123.
- Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K):
- Plotësimi i formularit Ao,
- Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
- Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , përsonave të autorizuar të përfshirë në biznes,
- Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë.
- Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërive aksionare (SH.A):
- Plotësimi i formularit Ao,
- Statuti në bazë të Nenit 35.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
- Marrëveshjen apo Rregulloren e Shoqërisë sipas Nenit 138 të Ligjit Nr. 02/L – 123,
- Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 35.3 te Ligjit Nr. 02/L – 123,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes.
VII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kompanisë se huaj-Dega në Kosovë:
- Plotesimi i formularit Ao,
- Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj ,
- Vendimin për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Agjentit të regjistruar(letërnjoftimi kopje),
- Vendimi nga gjykata e shtetit përkatës që biznesi ekziston(I noteruar,
- 5. Çertifikata e biznesit (origjinal apo kopje e noteruar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është në gjuhen shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njëren nga keto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noteruar) që e hap perfaqësinë në Kosovë ,
6.Kopje e pasaportit të pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj ,
- Kopje e statutit të kompanisë së huaj ,
- Pëlqimin e Agjentit te Regjistruar në bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L – 123.
Verejtje: Nëse pronari i biznesit nuk është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund ti dorëzoj dokumentet me autorizim dhe letërnjoftim kopje.
VIII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore:
- Plotësimi i formularit Ko,
- Marrëveshja e Shoqërisë,
- Statuti,
- Vendimi për emërimin e drejtorit,
- Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve , personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
- Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L – 123.