Republika e Kosoves

Pejë

SEKTORI I TURIZMIT

Duke i vlerësuar potencialet me të cilat disponon Peja dhe duke e parë mundësin e zhvillimin të turizmit si një sektor i përshtatshem për zhvillimin e komunës së Pejës, në planin zhvillimor komunal është parapar turizmi si një nga shtyllat kryesore për zhvillim. Me këtë komuna ka marë iniciativën për themelimin e sektorit të turizmit në komunë të cilën e ka bërë që nga viti 2003 dhe është komuna e parë në Kosovë që disponin me një sektor të till që nga ajo kohë.

 

Orjentimet zhvillimore të këtijë sektori janë të fokusuara në:

  • Zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmin bazuar në komunitet
  • Zhvillimin e turizmit të aventurës
  • Zhvillimin e turizmit kulturor
  • Zhvillimin e turizmit shëndetsor

 

Drejtimet zhvillimore të këtijë sektori janë të fokusuara në:

  • Ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ngritjen e cilësis së shërbimeve në sektorin e turizmit.
  • Krijimi i një infrastrukture të modernizuar dhe çasje më të lehtë si dhe zhvillimin e produkteve turistike përmes projekteve të ndryshme në nivel lokal, rajonal dhe ndërkufitar.
  • Promovimi i destinacionit turistik i cili do të ndihmoj në krijimin e një mjedis më dinamik për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe ngritjen e imazhit të Pejës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar si qytet turistik për tu vizituar, punuar dhe jetuar.

 

Për ti arritur këto, ky sektor punon gjithnjë në bashkëpunim të ngusht me sektore dhe departmente tjera të sektorit publik në nivel lokal e poashtu edhe atë nacional, sektorin privat si dhe OJQ-të të cilat veprojn në Pejë dhe janë të fokusuara në drejtimet që ndihmojn zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.