Republika e Kosoves

Pejë

Profili i Drejtorit të Zhvillimit Ekonomik

Nasret Hajrizi

Adresa: Aleksander Moisiu PN – Pejë

Tel: +383 45 290 921

Email: nasret.hajrizi@rks-gov.net

Ka lindur në Pejë në vitin 01.05 1976. Shkollën fillore e përfundoj në fshatin e lindjes Katundi I ri  për të vazhduar pastaj shkollën e mesme Ekonomike  në Pejë dhe studimet e radhës në Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë duke filluar në vitin 1997 deri në vitin 2000 .

Nga viti 2000 deri në vitin 2004 vijoj studimet tutje në shkencat ekonomike ku edhe fitoj titullin ekonomist  nga Univeristeti i Prishtines.

Misionin profesional ka filluar të zhvilloj në vitin 1999 (menjëherë pas luftës) duke u bërë pjesë e krijimit të Qeveris së Përkohshme të Kosovës si Këshilltar Komunal (përfaqësues i studentëve) për të vazhduar pastaj punën   si kontabilist  deri në vitin 2004.

Që nga viti 2004 ka themeluar kompaninë private e cila ofron shërbime profesionale të kontabilitetit për kompanitë e ndryshme në Pejë dhe Kosovë.  Kompaninë e ka udhëhequr deri në vitin 13.01.2022 për t’ia përcjell menaxhimin bashkëshortes së tij ndërsa misionin e tij e ka përkushtua në politikë.

Përveç edukimit në pjesën akademike ka qenë pjesë e shumë seminareve dhe trajnimeve të cilat kanë ndikuar në ngritjen e aftësive dhe profesionalizim në menaxhim të administratës, ekspert në ekonomi dhe në drejtimin e kontabilitetit të cilin e zotëron me shumë profesionalizëm.

Aktivitetet e hershme të tija janë të bazuara në zhvillimet e kohës ku kërkohej angazhime në lëvizje të ndryshme për çështje te Kosovës. Për këtë nga viti 1997 si kryetar i SHLE ka qenë i përfshirë në organizimin e protestave studentore në Pejë ku është kërkuar zhvillimi i lirë i edukimit ndërsa nga viti 1998 ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një ideal të lirisë dhe çlirimit të atdheut.

Duke i njohur aftësitë profesionale në ekonomi dhe me përkrahjen e politikës ka vendos ta pranoj përgjegjësin e udhëheqjes së Drejtorisë  për Zhvillim Ekonomik me besimin që eksperiencën e tij shumë vjeçare do ta shtrijë në implementimin e projekteve për një Pejë me zhvillim të qëndrueshëm.

Vizioni: Drejtori mbështet një zhvillim të qëndrueshëm duke u mbështet në PLZH “Peja qytet i Gjelbër dhe Vital”, e cila kontribuon në krijimin e infrastrukturës për zhvillimin e bizneseve të qëndrueshme, punësim gjithëpërfshirës dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve të Pejës.

Nasrt Hajrizi është i martuar dhe ka 4 fëmijë