Republika e Kosoves

Pejë

LLOJET E BIZNESEVE

  1. Biznesi individual: Në biznesin  individual ,pronari ka  përgjegjësi të pakufizuar për  të gjitha borxhet e shoqërise. Shoqëria ka një emërtim zyrtar, përfshin EMRIN dhe MBIEMRIN e ligjshëm të pronarit dhe të përfshij shkurtesën “B.I.”
  2. Ortakëri e përgjithshme: Te ortakëria e përgjithshme, të gjithë ortakët përgjigjen pa kufizim, e solidarisht për borxhet e shoqërisë. Ortakëria e Pergjithshme ka një emërtim, në të cilin mund të përfshihet emri i një ose më shumë ortakëve, duke vënë menjëherë pas tij shkurtesën “O.P.”
  3. Shoqëria komandite: Në shoqëritë komandite, përveç ortakëve “të pakufizuar” (ortakët që përgjigjen pa kufizim e solidarisht për borxhet e kompanisë) marrin pjesë edhe ortakët “e kufizuar” ose ata ortakë, që përgjigjen për detyrimet e kompanisë deri në kufirin e vlerës së kontributeve të tyre. Shoqëria komandite ka një emërtim, në të cilin mund të përfshihet emri i një ose më shumë ortakëve, duke vënë menjëherë pas tij, shkurtesën “SH.K.M.”.
  4. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K.): Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara janë ato shoqëri që janë themeluar nga një ose disa themelues, të cilët përgjigjen për të gjitha borxhet e tyre dhe detyrimet  tjera me tërë asetet. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara ka një emërtim, menjëherë pas tij, shkurtesa”SH.P.K.”. ARBK  mund të regjistrojë një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, pa pasur nevojë të siguroj dëshmi  mbi pagimin e  kapitalit.
  5. Shoqëritë aksionare (SH.A): Shoqëri aksionare janë ato shoqëri, kapitali i të cilave ndahet në aksione dhe që aksionaret  përgjigjen  për të gjitha  borxhet dhe detyrimet e tjera me tërë asetet dhe pasurinë e saj. Shoqëria mund të themelohet e të ketë një ose disa aksionar. Ajo ka një emërtim, prapa të cilit vihet shkurtesa “SH.A.”. Shuma e kapitalit fillestar të kësaj shoqërie është më së paku 10.000Euro.
  6. Kompani e huaj: Kompania  e huaj  është shoqëri tregtare dhe prej momentit të regjistrimit konsiderohet si dega në Kosovë që nuk ka identitet të personit juridik. Pas regjistrimit i gëzon të gjitha  të drejtat dhe detyrimet e themeluara në bazë të ligjit të zbatueshëm. Pas emërtimit shkruhet  “DEGA NË KOSOVË”.
  7. Ndërmarrjet  shoqërore: Ndërmarrje shoqërore  do të thote një  person juridik  që shumica e aseteve dhe kapitali janë në pronësi shoqërore . Këto ndërmarrje deri në  privatizim  monitorohen dhe regjistrohen nga Agjencioni  Kosovar i  Privatizimit sipas Ligjit Nr.02/L-123 për Shoqërite Tregtare.
  8. Ndërmarrjet  publike: Ndërmarrja Publike  është  ndërmarrje e cila kryen veprimtarine e interesit  të përgjithshem, që  është  e themeluar nga shteti.Ndërmarrja  publike   monitorohet nga Qeveria dhe organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një ndermarrje publike do të përfaqësohen me aksione dhe të gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara.
  9. Kooperativat  bujqësore: Kooperativa bujqësore është një shoqëri tregtare  e krijuar nga personat fizikë apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa  e Bujqëve themelohet nga së paku pesë (5)  bujq, që janë nëshkrues të detyrimeve. Kooperativa nuk do të themelohet pa kapital e as nuk do të ekzistojë pa kapital. Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë me vlerë minimale prej 10 €.  Drejtori nuk mund të jetë anëtar i kooperativës.Të gjitha këto mund ti shifni në Ligjin Nr.2003/9 për Kooperativat e Bujqëve si dhe Ligjin Nr,03/L-004 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kooperativat e Bujqëve Nr-2003/9.