Republika e Kosoves

Pejë

Qendra Komunale e Bizneseve në Pejë

Qendra Komunale e Bizneseve në Pejë, ka filluar punën në fund te vitit 2010, në kuadër të bashkëpunimit në mes komunës së Pejës dhe Agjencionit për regjistrimin e bizneseve kosovare (ARBK). Kjo qendër kryen të gjitha shebimet e njëjta për biznese sikurse në ARBK –MTI, psh. regjistrimi i biznesit, ndryshme në biznese ekzistuese, ndryshime të pronësisë, ndryshime të formës, çregjistrime të bizneseve, informata për biznese, vertetime të ndryshme që ndërlidhen me biznese etj.

Stafi i QKB-së është i përkushtuar që të interesuarve të ju jap përgjigjen e duhur për biznesin e tyre, qoftë për regjistrim fillestar, ndryshime në biznese ekzistuese, ç’regjistrime të bizneseve etj.

Në këtë qendër çdo vit kryhen rreth 1600 shërbime të ndryshme për bizneset në komunë e Pejës. Qendra Komunale e bizneseve në Pejë çdo vitë bënë rexhistrimin e rreth 500 bizneseve të reja.

Stafi i QKB-së është mirë i trajnuar dhe profesional në punën dhe fushëveprimtarinë e qendres.Për çdo gjë rreth biznesit mund te kontaktohen zyrtarët e QKB-së përmes kontakteve:

Email: qendraperbiznese@hotmail.com

Tel: 038 200 43417, Mob. 049 251 886Zyrtar: 045 108 902 

apo direkt në zyrën që gjindet në ndërtesën e komunës pranë Parkut të Paqës Dr.Ibrahim Rugova, (përballë Teatrit Istref Begolli), Kati i II -të, Zyra nr.2

Vizitoni web faqën zyrtare të Agjencionit për regjistrimin e bizneseve kosovarewww.arbk.org

 

Qendra Komunale e Biznesit në Pejë do të jetë ç’do herë në përkrahje të biznesit tuaj.