Republika e Kosoves

Rahovec

Bujqësi, Pylltari deh Zhvillim Rural

Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtime në vijim:

  1. Sektori për Bujqësi dhe Blegtori,
  2. Sektori për Planifikim, Këshillim dhe Zhvillim Rural, dhe
  3. Sektori për Pylltari.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ushtron përgjegjësitë që i ka Komuna, si vijon:

  1. Ndërmerr masa të planifikimit dhe masat tjera që ndikojnë në përparimin e bujqësisë,
  2. Kujdeset të sigurojë, që tokat bujqësore të shfrytëzohen për prodhimtari bujqësore, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së potencialit bujqësor në mënyrë të përhershme duke u bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomike të Komunës,
  3. Kujdeset të përcaktohet shfrytëzimi, mbrojtja, rregullimi dhe qiradhënia e tokës bujqësore,
  4. Kujdeset që toka bujqësore e cila është shfrytëzuar për destinime tjera e cila nuk ka karakter të përhershëm ti kthehet destinimit të parë, të aftësohet për prodhimtari bujqësore sipas projekteve për rikultivim,
  5. Ndërmerr masa të planifikimit dhe masat për ruajtjen e Fondit të pyjeve,
  6. Të koordinojë punën dhe të bashkëveprojë me OJQ që përkrahin aktivitetet bujqësore,
  7. Të ofrojë trajnime në lëmin e bujqësisë,
  8. Të monitorojë ndihma veterinare dhe të përkujdeset për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve shtëpiake,
  9. Mbrojtjen e resurseve natyrore duke përfshirë pyjet, rërën dhe aktivitet për thyerjen e gurëve nga kompetenca komunale,
  10. Bën mbrojtjen e resurseve pyjore në territorin e Komunës së Rahovecit dhe kujdeset për rregullimin dhe mbrojtjen e bimëve,
  11. zhvillimin ekonomik lokal dhe realizimin e objektivave strategjike, të zhvillimit rural,
  12. Përgatitjen e raporteve dhe informacioneve mbi ecurinë e zhvillimit rural dhe performancës së shërbimeve këshillimore,
  13. Në përputhje me procedurat e miratuara, koordinon identifikimin dhe implementimin projekteve në zonat rurale,
  14. Ndihmon gjenerimin e të ardhurave rurale përmes aktiviteteve në bujqësi dhe punësim në fermë si dhe zhvillimit të financave rurale dhe mikro bizneseve,
  15. Bën analiza që shërbejnë si bazë për planet zhvillimore,
  16. Cakton dhe propozon prioritetet e zhvillimit në fusha të ndryshme,
  17. Harton strategjinë e zhvillimit të përgjithshëm afatmesëm dhe afatgjatë për Komunën,
  18. Bashkëpunon me ekspertë të lëmive të ndryshme që ofrojnë përvoja të ndryshme në zhvillim,
  19. Bashkëpunon me organet tjera komunale me qëllim të informimit për plane zhvillimore;
  20. Organizon ekipe të ekspertëve të ndryshëm për hartim të planit të zhvillimit ekonomik në nivel Komune,
  21. Mbështet bizneset e vogla dhe të mesme në formë të trajnimeve, këshillave dhe organizimin e panaireve të ndryshme,
  22. Këshillime në nxitjen dhe zhvillimi i iniciativave private në fushën e prodhimtarisë bujqësore moderne, në rritjen e produktivitetit dhe kualitetit të prodhimtarisë bujqësore,
  23. Shërbime sa më efikase për qytetarët në lëmin e bujqësisë dhe blegtorisë do të merret me dhënien e këshillave profesionale,
  24. Forcimin e bashkëpunimit në mes të fermerëve dhe grupeve të tjera të interesit, si dhe mundësi të mirë, për rritjen e kapaciteteve prodhuese bujqësore dhe blegtorale,
  25. Shërbime këshillimore, subvencionimet e fermerëve, zbatimi i projekteve kapitale të komunës dhe qeverisë në sektorin e bujqësi dhe blegtorisë,
  26. Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve, etj
  27. Ndërrimin e përkohshëm ose të përhershëm të destinimit të tokës bujqësore në bashkëpunim me organin kompetent për planifikim hapësinor,
  28. Mbrojtjen e pyjeve publike, pyjeve private si dhe pyjeve në prona publike të cilat janë në pronësi të ekonomisë së pyjeve, konform Ligjeve në Fuqi në Republikën e Kosovës,
  29. Organizon aktivitete të rregullta dhe vizita në terrene pyjore, në lidhje me planet operative vjetore.