Republika e Kosoves

Rahovec

Komuna e Rahovecit po merr pjesë në “Tourism & Travel Show Albania”

2024/02/01 - 9:39

Komuna e Rahovecit po merr pjesë në “Tourism & Travel Show Albania”, që po zhvillohet nga data 31 janar dhe do të vazhdojë edhe sot më datë 1 shkurt, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Komuna e Rahovecit përfaqësohet nga tri biznese në këtë panair, dy biznese që merren me përpunimin e rrushit dhe një biznes zejtar, ku si veprimtari ka prodhimin e enëve ose të vozave te drurit.
Komuna e Rahovecit u përfaqesua edhe në forumin e mbajtur dje më datë 31 janar “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare, Kukës-Rahovec për Promovimin e Turizmit Alternativ (ECO-ROUTES)”, tema ishte eksploroimi dhe promovimi i turizmit alternativ.
E gjithë kjo u mbeshtet nga Bashkimi Evropian, @euinalbania përmes @ipa_cbc_albania_kosovo II 2014-2020, në kuadër të Thirrjes së tretë për Projektpropozime për Programin IPA Shqipëri – Kosovë. IPA Cross Border Cooperation Programme Albania – Kosovo