Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI MBAJTI TAKIMIN E PARË PËR VITIN 2024 ME DREJTORËT E SHKOLLAVE, PSIKOLOGET, PEDAGOGET, KOORDINATORËT E CILËSISË DHE KRYETARËT E KËSHILLAVE TË PRINDËRVE

2024/02/08 - 10:58

Kryetari Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së, zyrtarë të drejtorisë, psikologet dhe pedagoget, me komandantin dhe zyrtarë nga Stacioni Policor në Rahovec, mbajtën takim me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave të prindërve të secilës shkollë të komunës sonë.

Çështjet si siguria në shkolla, mbarëvajtja e procesit mësimor në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, përgatitja e mbajtjes së garave komunale të Olimpiadës së Fizikës, procesi i monitorimit të mësimit dhe ecuria e zbatimit të Pakos Pedagogjike, ishin temat për të cilat u diskutuan sot.

Kërkoi nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Gjithashtu, së bashku me drejtorin e DKA-së, prezantuan ecurinë e projekteve në vazhdim dhe të atyre të planifikuara gjatë këtij viti në fushën e arsimit.