Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI MBAJTI TAKIMIN E PARË PËR VITIN 2024 ME PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS KOMUNALE TË RAHOVECIT

2024/02/06 - 3:50

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari Latifi nën shoqërimin e nënkryetarit Iska, të drejtorit të Administratës, Besnik Hotit dhe të drejtorëve të drejtorive komunale, mbajti takimin e parë të rregullt me punonjësit e administratës komunale.

Fillimisht, falënderoi të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj.

Theksoi edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë cilësinë e punës, për t’i bërë sa më të lehta dhe efikase shërbimet administrative.

Më pas, për lansimin e sistemit të hyrje-daljeve në punë, u.d. udhëheqësi i Zyrës së Personelit, z. Agron Thaqi, shpjegoi funksionimin e këtij sistemi, si dhe iu dha sqarimet e nevojshme.

Nga zyrtarët komunalë kërkoi angazhim maksimal për ta mbajtur komunën e Rahovecit sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.