Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z.Ahmet Ismaili dhe z. Naim Bujupi – Udhëheqës i Departamentit të Operacionev nënshkaruan 4 marrëveshje

2023/01/26 - 3:45

Sot, kryetari Latifi së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z.Ahmet Ismaili dhe z. Naim Bujupi – Udhëheqës i Departamentit të Operacioneve, nënshkruan 4 Marrëveshje për Shërbime në Efiçiencë të Energjisë për 4 objekte shkollore të komunës sonë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, shkollat në të cilat do të zbatohen këto projekte janë:

✅ Shfmu “Rilindja” , me vlerë 117,508.60 €

✅ Shfmu “Gëzim Hamza-Piktori”, me vlerë 154,933.36 €

✅ Shfmu “Dëshmorët e Zatriqit” , me vlerë 68,560.70 €

✅ Shfmu “Faik Konica”, me vlerë 60,840.85 €

Në takim dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ishin të pranishëm edhe drejtori i arsimit Avni Morina dhe koordinatori i komunës për efiçiencë të energjisë Shpejtim Mustafa.

Sipas marrëveshjeve,kryetari Latifi kërkoi nga zyrtarët e Fondit të Kosovës për Efiçiencë, që realizimi i këtyre projekteve të përmbyllet deri më 31 gusht 2023.

Njëkohësisht, shprehu interesimin që në thirrjen e re nga FKEE, e cila do të shpallet së shpejti, t’i përfshijmë në projektet e efiçiencës së energjisë edhe disa shkolla të tjera të komunës sonë, të cilat kanë nevojë.