
Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës, zt. Smajl Latifi, fillimisht theksoi se situata e përgjithshme ne Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së, edhe pse në komunën tonë gjatë këtij muaji ka pasur në vazhdimësi zhvillime.