Republika e Kosoves

Rahovec

MBAHET MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI (KKSB), E PARA PËR VITIN 2024

2024/01/31 - 5:49

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme ne Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së. Kjo është mbledhja e parë për vitin 2024, me plan të ri dhe angazhime të reja.
✅Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve: 👇🏼
🔻Për lirimin e trotuarëve;
🔻Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
🔻Raportimin e shkeljeve ligjore;
🔻Parandalimi i dhunës në familje;
🔻Trajtimi i qenve endacak;
🔻Trajnimi për mbrojtje nga zjarri me nxënësit e shkollave;
🔻Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;
🔻Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hudhjes së mbeturinave;
🔻Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë, (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore)
✅Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në komunën tonë me statistika si në vijim:👇🏼
🔻Kanë ndodhur 76 vepra penale, zero incidente jopenale.
Tentim dhunimi 1 rast, falsifikim i parasë 11 raste, lëndim i lehtë trupor 1 rast, dhunë në familje 5 raste, armëmbajtje pa leje 4 raste, dëmtim i varrezave 1 rast.
🔻Janë ndaluar në mbajtje 8 persona dhe janë arrestuar 13.
✅Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor;
Janë dhënë 1230 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 35 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 214 gjoba për parkingje joadekuate, 20 sosh për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.
✅Rreth sigurisë në shkolla, janë bërë 48 vizita, 344 patrullime, 9 pika të kontollit afër shkollave.
Prej shkollave janë raportuar 4 raste, (asgjësim i pasurisë, lendim i lehtë trupor, lëndim i rëndë trupor, vjedhe e rëndë)
✅Në fund të mbledhjes, kryetari falenderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.