Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim për Zgjatjen e Konkursit për rekrutimin e Mbikëqyrësve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024)

2024/02/06 - 3:44

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ju njofton se ka hapur afatin e Konkursit për pranimin e një Mbikëqyrësi të komunitetit serb për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024).

Aplikimi për pozitat Mbikëqyrëse do të jetë në formën elektronike. Konkursi, Udhëzuesi për plotësimin e formularit Online për pozitën e Mbikëqyrës mund ta gjeni në linkun  https://rekosrekrutime.rks-gov.net/ në ueb-faqen e ASK-së, në ueb faqet e komunave dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë duhet të aplikojnë në ueb faqen e komunës së Rahovecit.

Konkursi është i hapur deri më 11 shkurt 2024.

Kohëzgjatja e kontratës është dy (2) muaj.