Republika e Kosoves

Rahovec

RAHOVECI KAMPION – MERR VENDIN E PARË NË KOSOVË, PËR GRANTIN E PERFORMANCËS KOMUNALE PËR VITIN 2022

2024/02/09 - 4:22

Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit merr vendin e parë dhe është përfituese e Grantit të Performancës Komunale, në mesin e 11 komunave përfituese të Republikës së Kosovës.
Vlera e përgjithshme e Grantit të fituar për performancë të mirë komunale nga Komuna e Rahovecit, është: 1,644,744.79 €.
Përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Komuna e Rahovecit ka edhe shumë punë para vetes, është në rrugë të drejtë dhe është shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi.
Kryetari Latifi ka falënderuar për bashkëpunimin e frytshëm Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-in për partneritetin e mirë dhe të qëndrueshëm me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë.
Poashtu ka falënderuar për angazhimin dhe punën e përkushtuar koordinatoren për performancë, znj. Bjondina Ramaj-Fazliu, secilin anëtar të grupit punues për performancë, zyrtarët e shërbimit civil në Komunë, njëherësh ekipin e tij politik dhe të gjithë qytetarët, për bashkëpunim!
Urime! 🎉