Republika e Kosoves

Rahovec

Zyra e Avokatit të Komunës

 

 

Fushëveprimtaria e Zyrës së Avokatit të Komunës:

  1. Përfaqëson dhe mbron interesin e Komunës, të institucioneve që financohen nga Komuna, në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet;
    2. Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e tij të përcaktuara me ligj;
    3. Bashkëpunon me të gjithë udhëheqësit e drejtorive dhe zyrtarët e tyre në gjetjen dhe paraqitjen e fakteve dhe prezantim sa ma të denjë të komunës para organeve gjyqësore, administrative etj;
    4. Kërkon nga zyrtarët komunal dëshmi për lëndët administrative për të cilat kanë vendos, e të cilat janë në procedurë kontestimore në gjykatë;
    5. Kryen edhe punë të tjera si përfaqësues juridik i Komunës nga rrethi i përgjegjësive që janë përcaktuar me Ligjin e Avokaturës Publike.