Republika e Kosoves

Ferizaj

Diskutohet plani vjetor i punës së Kuvendit të Komunës

2018/02/14 - 9:06

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Kristina Gashi – Bytyqi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit të Kuvendit për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal me ç ‘rast janë është diskutuar agjenda dhe aktivitetet e këtij institucioni për vitin 2018.

Ky komision përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha forcave politike pjesë e Kuvendit Komunal. Me pajtimin e të gjithë të pranishmëve në këtë takim, u dakordua që në një afat optimal të dorëzohen të gjitha propozimet, vërejtjet, sugjerimet lidhur me këtë dokument pune të institucionit të Kuvendit.

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e forcave politike në Kuvend si dhe anëtarët e komisioneve të themeluara nga Kuvendi, kryesuesja Gashi- Bytyqi gjithashtu ka njoftuar se në një takim të mbajtur dje është zgjedhur kryesues i Komitetit për Komunitete, z. Xhemajl Jashari, ndërkaq po këtë komitet do ta përfaqësoj në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, znj. Mimoza Sojeva- Pajaziti.