Republika e Kosoves

Ferizaj

Mijëra faqe dokumentacion i dëmeve të luftës i ruajtur deri më tani në Arkivin e Qytetit të Ferizajt, u dorëzuan tek Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë

2024/08/07 - 3:52

Mijëra faqe dokumentacion i dëmeve të luftës i ruajtur deri më tani në Arkivin e Qytetit të Ferizajt, dorëzuam sot tek Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, ku prita drejtorin ekzekutiv të këtij Instituti, z. Atdhe Hetemin bashkë me udhëheqësen e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim të këtij Instituti, znj. Kimete Haxholli.
Këto të dhëna me rëndësi historike, i shërbejnë institucioneve shtetërore e gjithë shoqërisë si dëshmi e së vërtetës dhe drejtësisë që meriton shoqëria jonë.