Republika e Kosoves

Ferizaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2024/08/25 - 11:19

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, i plagosur rëndë në demonstratat e vitit 1981, bashkëqytetarit tonë Sali Ajdini.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Ajdini, bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Sali Ajdini. Ai në demonstratat e vitit 1981, u plagos rëndë, duke kaluar në koma e duke mos gjetur shërim për dekada të jetës së tij. Ngushëllime të sinqerta familjes Ajdini, bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës!